Kronikë

Polici i dehur plagos me armë zjarri një person në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 13/02/20 |
Opi Nion

Një punonjës policie i dehur në Fier ka humbur kontrollin e makinës dhe ka bërë aksident duke përfunduar në oborrin e një banese.

Më pas efektivi i policisë, i identifikuar si Paulin Shpani është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe e ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur në dorë.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit ku punonjësi i policisë Paulin Shpani, 41 vjeç ka hyrë me mjetin e tij “Ford” brenda oborrit të shtëpisë së shtetasit Soni Meços.

Ndërkohë, rasti po hetohet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA)./ Opinion.al

Pas