TIRANE- I ka kushtuar vendin e punës mungesa e dokumentacionit të makinës një punonjësi të policisë së Burgjeve. M.Metaj, polic i burgut të Fushë Krujë është ndaluar nga kolegët e Rrugores për mungesë të dokumenteve të mjetit që drejtonte.
Nuk dihen rrethanat se si kjo shkekje ka shkuar deri tek zyra e Ministrit të Drejtësisë. Ajo që dihet është se Ylli Manjani, mori masën e shkarkimit të menjëhershëm nga detyra të policit të burgut.