Një efektiv i policisë rrugore, në Mat, ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij. Punonjësi i policisë, Ilir Pica ka thënë se familja e tij është ndjerë e kërcënuar mbrëmjen e 27 tetorit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij.
Sipas “News24”, Pica dhe familja e tij u ndjenë të kërcënuar për jetën dhe u terrorizuan pasi disa persona qëlluan me armë zjarri në oborrin e banesës, e cila ndodhet në afërsi të Kthesë së Kamzës.
Polici thotë se për këtë rast ka bërë denoncim pranë Komisariatit numër 3, por, sipas tij, këta të fundit nuk kanë bërë asgjë në lidhje me mbrojtjen e familjes. Ndërsa duhet thënë se policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen duke mos dhënë asnjë deklaratë lidhur me kërcënimin e policit e familjes së tij./Opinion.al