Bota

Pohimi shokues i Trump: Kemi ndërtuar një armë bërthamore të pabesueshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:14 - 10/09/20 |
Al Do

Presidenti Donald Trump i tha gazetarit Bob Woodward se kishte ndërtuar një sistem të ri të armëve bërthamore, “që nuk i keni parë ose dëgjuar ndonjëherë”.

Ky pohim i presidentit rrezikon të krijojë përshkallëzim bërthamor edhe shumë polemika. Ai vjen pas pohimit se Presidenti i SHBA kishte njohuri për rrezikshmërinë e COVID-19 qysh nga muaji shkurt.

Këto ai i tha gjatë intervistës me gazetarin Bob Woodward, që do të botohet në librin e këtij të fundit, Rage.

Në një pjesë të intervistës, duke folur për marrëdhëniet me Korenë e veriut, Trump flet për një armë sekrete bërthamore, e padëgjuar nga njerëzimi dhe nga vendet e tjera.

“Kemi ndërtuar një armë bërthamore që asnjë nuk ka patur më parë, që Putin dhe Xi nuk e kanë dëgjuar më parë, është e pabesueshme”.

Nuk është e qartë se kujt arme po i referohej Trump, por Woodward shkruan në librin e tij të ri “Rage” se ai më vonë konfirmoi me burime se ushtria amerikane me të vërtetë kishte një sistem të ri sekret të armëve dhe burimet thanë se ishin të befasuar që Trump kishte zbuluar informacionin, sipas Washington Post.

Trump gjithashtu i tha Woodward më 7 shkurt se koronavirusi “është më i rrezikshëm se gripi vdekjeprurës”, dhe paralajmëroi se ai “transmetohet nëpërmjet ajrit”, duke rënë kështu në kundërshtim me komentet e tij publike ku minimizonte rrezikun nga virusi./ Opinion.al

Pas