Kronikë

Pogradec/Vrasje për motive pronësie, viktima kishte një vit që ishte kthyer nga SHBA



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 07/09/22 |
Opi Nion

Për motive pronësie u vras sot me thikë në Pogradec 65-vjeçari Safet Yskollari. Autori i krimit është 63-vjeçari Fatmir Manellari, i cili është ende në kërkim nga policia.

I afërmi i 65-vjeçarit që u vra këtë pasdite ka folur për mediet rreth ngjarjes. Ai thotë se viktima, Safet Yskollari jetonte në Amerikë dhe se ishte kthyer në Shqipëri prej më pak se një viti. Sipas tij Ysakollari ka qenë njeri i sjellshëm dhe i qetë.

“Ishte njeri serioz, i sjellshëm, i edukuar. Nuk di gjë nëse kishin pasur më parë konflikte. Ka qenë në Amerikë, jetonte atje. S’ka as një vit që ishte kthyer. Ishte njeri i qeshur, njeri pozitiv”, thotë fqinji i viktimës.

Autori, Fatmir Manellari, i cili është në kërkim nga Policia e ka vrarë viktimën në derën e shtëpisë për shkak pronësie. Pasi sipas tij, viktima e kishte spostuar gardhin te prona e tij.

Pas