Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e quajtur “Valuta” në lagjen numër 5 në Pogradec.
Raportohet se bombola ishte vendosur në pjesën e jashtme të ballkonit të banesës dhe si pasojë e shpërthimit dritarja e banesës në katin e 5 ka rënë në tokë.
Në banesë jetonin dy të moshuar, por fatmirësisht nuk ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale.