Vijon të përhapet me ritme të shpejta zjarri në Malin e Thatë në Pogradec. Autoritetet nuk kanë mundur deri më tani që të vënë vatrën e zjarrit nënkontroll.
Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm nga barinjtë për kullotat e reja. Specialistët thonë se përhapja e madhe në sipërfaqe e zjarrit tashmë mund të fiket vetëm me ndërhyrje nga ajri.