Një fasoneri është përfshirë nga flakët në Pogradec këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 2 të qytetit, ndërsa policia bën me dije se si pasojë e e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 31.12.2022, rreth orës 15:50, në lagjen nr. 2 Pogradec, ka rënë zjarr në një fasoneri në pronësi të shtetasit G. G. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.