Një 26-vjeçare në Pogradec është shpallur në kërkim nga policia pasi i ka marrë fëmijët pa lejen e bashkëshortit dhe është larguar nga banesa.
Mësohet se e reja, K. . B., 26 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, ka marrë pa lejen e bashkëjetuesit të saj, dy fëmijët e tyre të mitur, të moshave 5 dhe 2 vjeçe.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes se çfarë e ka shtyrë të renë të largohet bashkë me fëmijët./Opinion.al