Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pylli në fshatin Osnat njësia Dardhas, në zonën e quajtur Qafë Panjë në Pogradec.
Sipas mediave zjarri është aktiv prej 2 ditësh ndërkohë që punonjësit po punojnë intesivisht për fikjen e kësaj vatre.
Sipas të dhënave nga terreni këtë pasdite është bërë e mundur të izolohet një pjesë e zjarrit ndërkohë që pjesa më e madhe vijon të jetë aktive për shkak të terrenit të thyer malor duke e bërë të vështirë ndërhyrjen nga terreni.