Kronikë

Pogradec/ Benzi përplaset me kamionin, një i plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 28/07/22 |
el ida

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Korcë-Pogradec.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një makinë tip “Benz” me drejtues shtetasin J.M me një kamion që kishte si drejtues shtetasin N.N.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i “Benzit”, i cili u transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

“Më datë 28.07.2022, rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J. M., me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin N. N. Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi J. M., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. N., po kryen veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Pas