Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Mësohet se në një banesë dy katëshe në lagjen numër 1 të qytetit të këtij qyteti ka ndodhur një shpërthim si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Mësohet se nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 06:00 ka mbetur i plagosur pronari i banesës i cili ndodhej në katin e parë. Ai është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas shpërthimit kati i parë i banesës është përfshirë nga flakët. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al