Kronikë

Pogradec/44-vjeçari vret nënën, kishte probleme të shëndetit mendor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:11 - 06/08/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Buçimas të Pigradecit, ku një 44 vjeçar ka qëlluar për vdekje nënën e tij. Ngjarja është bërë e ditur nga policia që njofton se 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë. S

ipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, kur shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas