Paul Pogba është pranë një rikthimi të shumëpritur në fushën e lojës, kjo pas një periudhe të gjatë larg futbollit për shkak të pezullimit për përdorim të një substance të ndaluar.
Sipas raportimeve nga mediat evropiane, mesfushori francez ka arritur marrëveshjen me Monaco dhe pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2027.
Ky transferim shënon një kapitull të ri për 32-vjeçarin, i cili prej 3 shtatorit 2023 nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.
Pas ndarjes me Juventusin vetëm pak muaj më parë, Monaco duket se i ka ofruar Pogbasë një shans të artë për t’u rikthyer në nivele të larta dhe për të rifituar formën që e karakterizonte në vitet e arta me Juventusin dhe kombëtaren franceze. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi i Ligue I.