Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Poezitë lirike të arbëreshit Jul Variboba

2018/02/04 at 9:35 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Poezitë lirike të arbëreshit Jul Variboba

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Shkurt 2018


Në fillimin e veprës me titull “Grammatica Albanese con le poesie rare di Variboba del Prof. Vincenzo Librandi”, botuar në Milano në vitin 1897, gjejmë një parathënie speciale të autorit për shqiptarët.

Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë të autorit, të cilin Aurenc Bebja e ka sjellë në shqip për lexuesin shqiptar, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Më shumë se dyqind mijë shqiptarë, të shpërndarë në tetëdhjetë komuna, jetojnë në krahinat jugore të Italisë. Bëjnë pjesë në faqet e shquara të historisë së popujve, por vazhdimisht pyesim : Kush janë ata ?

Kush janë ata ? – Një popull gjigandësh, një popull heronjsh. Shqiptarët e sotëm janë vetëm pellazgët e lashtë, më të vjetërit, banorët e parë të Greqisë.

Pas vdekjes (1467) së shqiptarit trim dhe të patrembur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Shqipëria u bë një provincë turke dhe familjet, të cilat nuk besonin më se ishin të sigurta atje, emigruan dhe erdhën në Itali. Dhe meqë e përmenda Skënderbeun, jam i kënaqur të them shkurtimisht se ai, duke shfarosur në fushat e Torviollit – më 29 qershor 1444 – ushtrinë e fuqishme të Muratit II, të komanduar nga Ali Pasha, dhe duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë për 27 vjet, pasi mposhti muslimanin në 22 beteja të tjera, atë e lavdëruan dhe admirimuan të gjithë sovranët e Evropës.

Shqiptarët e Italisë nuk emigruan nga mëmëdheu i tyre vetëm një herë, por edhe në disa raste të tjera dhe u vendosën në Mbretërinë e Napolit, ku u mirëpritën nga Alfonsi i Aragonit, Charles III dhe mbretër të tjerë. Ata formuan shumë fshatra, disa prej të cilave sot janë të mëdha dhe tregëtare, dhe iu përkushtuan ekskluzivisht bujqësisë dhe blegtorisë.

Këto periudha të ndryshme të emigracionit i penguan ata të vendoseshin në një provincë të vetme; kështu që ne kemi shqiptarë në Siçili, Kalabri, Basilicata, Puglia, Abruzzi etj. Nuk u bë e mundur të vendoseshin në një krahinë të vetme, sepse mbretërit e Napolit, i njihnin cilësitë luftarake të shqiptarëve dhe kishin frikë se mos do t’u ktheheshin dhe t’i rrëzonin nga froni.

Shqiptarët pësuan ndodhi të ndryshme, por si një popull i fortë dhe i guximshëm, nuk e humbën shpirtin dhe vazhduan me zili të ruanin traditat, veshjet, fenë dhe mbi të gjitha gjuhën e tyre.

Ata kanë letërsinë e tyre, subjekt i studimeve të vazhdueshme nga kritikët vendas dhe të huaj. Nga studimi i kryeveprave të shumë shqiptarëve intelektualë ia arrita, me durim dhe hulumtim të zellshëm, të përpiloja Gramatikën aktuale.

Bazohet kryesisht në gjuhën e folur dhe në poezitë lirike shqiptare të Giulio Variboba (Jul Varibobës), të botuara në Romë që në vitin 1762.

Ishte për mua dhe për të gjithë shqiptarët një fat i vërtetë që, pas shumë hulumtimeve të pafrytshme në Bibliotekat e Italisë, rastësisht më ra në duar ky libër i artë. Nuk është detyra ime të flas këtu për Varibobën dhe rimat e tij; me kalimin e kohës, kritikë të shquar dhe kompetentë do të shkruajnë më gjatë dhe mirë. Unë shtoj vetëm se këto poezi meritojnë të studiohen dhe t’u përcillen brezave të ardhshëm dhe prandaj mora lirinë për ribotimin e tyre në gramatikën time, duke dashur gjithashtu të bëj diçka shumë të nevojshme për të gjithë shqiptarët.”

Vaccarizzo Albanese (Kalabri), Tetor 1896

Prof. V. LlBRANDI.

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/prof-vincenzo-librandi-1896-poezite-lirike-te-arbereshit-jul-variboba-botuar-ne-rome-ne-1762-meritojne-te-studiohen-dhe-t-u-percillen-brezave-te-ardhshem-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

Etiketa: arbereshijul varibobapoezite lirike


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Kufiri detar/ Pashaj tregon ‘hilen’: Problemi janë hapësirat ekonomike

Kufiri detar/ Pashaj tregon ‘hilen’: Problemi janë hapësirat ekonomike

FOTO/ Ky është 41 vjeçari grek, ish-polic, që ekzekutoi Devi Kasmin

Zbardhet dëshmia e grekut: Në Shqipëri kam ardhur për qejf, s’kam kryer krim

Genta Ismajli zbulon identitetin e partnerit

Genta Ismajli zbulon identitetin e partnerit
















TE FUNDIT

Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit

Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit
16 Maj, 2025

Kryeministri Rama, ndodhet në Sheshin Skënderbej, ku po ju jep mirëseardhsjen liderëve të pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit...

Lexo më shumë

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja
16 Maj, 2025

Kompania serbe Sprocure, e cila u përfshi më 14 maj në paketën e 17-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE)...

Lexo më shumë

Tiranë/ Vetëvritet brenda automjetit një 38 vjeçare, policia po sqaron rrethanat

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
16 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mëngjesin e sotëm, ku një 38 vjeçare i ka dhënë fund jetës...

Lexo më shumë

Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
16 Maj, 2025

Policia ka arrestuar vëzhguesin, i cili ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ me grusht brenda ambienteve të qendrës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com