Bota

Poezia e viktimës 9-vjeçare, titull i operacionit të arrestimit të bosit të Cosa Nostra-s



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 18/01/23 |
Opi Nion

Arrestimi i një prej bosëve të Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro, teksa kurohej në një klinikë private në Palermo prej ditësh vijon të jetë kryefjalë e mediave italiane.

Së fundmi mediat kanë bërë publike një detaj prekës. Operacioni policor është koduar si titulli i një poezie të një vajze të vrarë në vitin 1993 në një atentat pas të cilit qëndronte Denaro.

“E mësuam këtë mëngjes. Duke përdorur poezinë Tramonto (Perëndimi) të Nadias si emrin e operacionit të arrestimit të Mateo Mesina Denaros është një simbol, një sinjal i bukur që u jepet të gjithëve, nuk është thjesht një përkujtim për dy mbesat tona”.

Kështu është shprehur Dainelli dhe gruaja e tij Patrizia Nencioni. Ata janë xhaxhai dhe halla të Nadias, 9 vjeçe dhe Katerinës, 50 ditëshe, të vrara më 27 Maj 1993 me një atentat me autobombë. Së bashku me dy vajzat humbën jetën dhe dy prindërit e tyre, Fabrizio Nencioni e Angela Fiume dhe studenti Dario Capolicchio.

“Nuk e di – vazhdoi Luigi Dainelli – nëse ndonjë prej tyre, nga karabinierët, duke zgjedhur fjalën Perëndim donte të kujtonte vajzat dhe donte të tërhiqte vëmendjen për viktimat e sulmit në Firence, apo nëse donte të interpretonte gjithashtu, diçka më shumë, ndoshta edhe rënien personale të shefit Matteo Messina Denaro, e cila shënohet nga arrestimi i tij”. “Unë nuk e di këtë – përfundoi ai -por e di që përtej gjithçkaje, duke e bërë këtë, ka pasur një mendim për masakrën e Firences. Shpresojmë që Messina Denaro të vendosë të flasë, të tregojë të vërtetën e plotë për masakrat. Shpresojmë që me këtë arrestim të mësojmë më shumë”.

Nadia Nencioni e shkroi poezinë Perëndimi disa ditë para sulmit në një fletore që ruhet ende.

Pas