Bota

Pandemia po vret aq infermierë sa në Luftën e Parë Botërore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 03/11/20 |
Opi Nion

Koronavirusi nuk ka kursyer jetën e bluzave të bardha. Këshilli Ndërkombëtar i Infermiereve, raporton se mes viktimave janë 1500 infermiere që kanë humbur jetën,  në 44 shtete të ndryshme.

Kjo shifër tregon se nga koronavirusi kanë vdekur po aq infermiere sa në Luftën e Parë Botërore.

Drejtori i Këshillit, Howard Catton, është shprehur: “Është e tmerrshme që gjatë kësaj pandemie kanë vdekur po aq infermiere sa në Luftën e Parë Botërore. Kemi kërkuar që në muajin maj të dhëna për infektimet dhe vdekjet e personelit të spitaleve dhe është skandal që ende nuk po bëhet asgjë për këtë. Nuk kemi informacion nga shumë vende të botës”.

Prej fillimit të pandemisë, në të gjithë botën janë infektuar me Covid-19 mbi 47 milionë persona. Ndërsa 1 milion e 200 mijë të prekur nuk kanë fituar betejën me COVID-19./ Opinion.al

Pas