Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Ngjeqar të Roskovecit, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Mësohet se policia e ka arrestuar B. G., në flagrancë duke ujitur bimët e kanabisit në tokën e tij e cila gjithashtu ishte e mbjell me misër, me qëllim fshehjen e tyre.
Policia informon se u asgjësuan nëpërmjet djegies 17 bimë kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.