Një 27-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi u kap duke transportuar 28 emigrantë të paligjshëm.
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 27-vjeçar pasi e zbuloi duke transportuar 28 emigrantë të paligjshëm.
Në pranga u vu shtetasi me iniciale D. D., banues në Tiranë, i cili akuzohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Ai u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 28 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al