Kronikë

Po transportonin 7 kg drogë drejt Durrësit, kapen 3 persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:17 - 08/02/22 |
Opi Nion

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike.

Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa shtetas, në Qerret, Durrës, dispononin lëndë narkotike dhe do ta transportonin atë në drejtim të Durrësit, u organizua operacioni policor i koduar “Qerreti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: M.B., 35 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; M.B., 55 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; P.L., 57 vjeç, banues në Jubë, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta persona janë kapur në flagrancë në fshatin Qerret, Durrës, duke transportuar me automjet, rreth 7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe tre aparate celulare./Opinion.al

Pas