Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia kufitare e Janinës pasi tentoi të trafikonte në shtetin grek disa doza heroine.
Sipas mediave greke, shqiptarja po udhëtonte me autobusin e linjës Fier-Athinë dhe gjatë kontrollit doganor në Kakavije shfaqi shenja nervozizmi.
Pas kontrollit fizik nga policia greke, 42-vjeçares iu gjet 55 gram heroinë e fshehur në trup.
Destinacion i saj ishte Athina, ndërsa iu konfiskua edhe një celular.