Aktualitet

Po tentonte të trafikonte drogë drejt Greqisë, arrestohet 48-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 13/08/21 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi tentuan të trafikojnë lëndë narkotike drejt Greqisë.

Uniformat blu njoftojnë se efektivët se gjatë patrullimit në kufi me Greqinë, në afërsi të vendit të quajtur “Lugina e vogël” në fshatin Kapshticë, kanë vërejtur dy persona të cilëve ju është bërë me shenjë të ndalonin.

Ata nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë, por u larguan me vrap në zonën e pyllëzuar, ku hodhën dy pako me peshë 5, 4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Në pranga ra Festim Qazolli, 48 vjeç, ndërkohë bashkëpunëtori i tij ka mundur të largohet.

Ndërkohë në Pogradec është arrestuar Lorenco Prishtina, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën 5 doza me lëndë të dyshuar kokainë, 20 doza me lëndë të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike./Opinion.al

Pas