Kronikë

Po tentonte të shuante zjarrin, humb jetën 59-vjeçari në Kavajë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:06 - 26/09/21 |
Opi Nion

Një shtetas 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale R.P ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh në Kavajë. Teksa ky shtetas është munduar të shuaj flakët ka humbur jetën nga asfiksimi.

Njoftim:

Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Opinion.al

Pas