Ish-sulmuesi i Totenhemit, Marcus Edwards është përfshirë në një aksident tragjik në Lisbonë, me makinën e tij që i është kthyer përmbys.
24-vjeçari po shkonte në stërvitjen e Sportingut, teksa makina e tij pati kontakt me një tjetër makinë, duke shkaktuar një aksident horror.
Për fatin e mirë, asnjë person nuk u lëndua, ndërsa Policia e Lisbonës po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.