Aktualitet

Po shkëmbenin kokainë në lokal, arrestohen në flagrancë tre persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:22 - 13/11/20 |
Al Do

Tre persona janë arrestuar në flagrancë në Durrës duke shkëmbyer rreth një kilogram kokainë.

Në pranga kanë rënë A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, banues në Durrës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se këta tre persona janë konstatuar në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr kokainë.

Pasi janë arrestuar, policia ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. N., ku ka gjetur një krehër dhe 33 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” kryer në bashkëpunim./ Opinion.al

Pas