Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po shfrytëzohen tejmase burimet natyrore”, OKB ngre alarmin: Në rrezik e ardhmja e planetit

2023/11/02 at 7:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Po shfrytëzohen tejmase burimet natyrore”, OKB ngre alarmin: Në rrezik e ardhmja e planetit

Sipas një raporti të ri të OKB-së, njerëzit po i shfrytëzojnë tejmase burimet natyrore duke rrezikuar të shkaktojnë dëme të pakthyeshme për njerëzimin dhe planetin.


Studimi i institutit, ‘Universiteti i Kombeve të Bashkuara’ thotë se ne duhet të menaxhojmë më mirë burimet nartyrore për të shmangur ato që i quan “ndikime katastrofike”.

Nuk është vetëm ndryshimi i klimës për të cilin duhet të shqetësohemi sipas studiuesve në institutin ‘Universiteti i Kombeve të Bashkuara’.

Raporti i ri i OKB-së thotë se shterimi i burimeve natyrore po krijon një zinxhir rreziqesh të ndërlidhura, të cilat nëse injorohen do të na çojnë në një pikë kthese, nga e cila rimëkëmbja mund të mos jetë e mundur. Raporti thotë se ka shumë rreziqe, por ai veçon gjashtë që thotë se përbëjnë shqetësim të veçantë.

Këto janë: ngrohja e planetit, shfrytëzimi pa kriter i rezervave nëntokësore të ujit, shkrirja e akullnajave, rritja e jashtëzakonshme e mbeturinave hapësinore dhe përshpejtimi i zhdukjes së specieve dhe ekosistemeve të tyre.

Rezultati, paralajmërojnë studiuesit, mund të çojë në një pikë që rrezikon vetë të ardhmen e njerëzimit. Raporti quhet “Rreziqet e ndërlidhura nga fatkeqësitë” dhe thotë se stuhitë, përmbytjet dhe zjarret tanimë po i bëjnë shumë shtëpi të pasigurueshme.

Në Australi, për shembull, mbi 520000 prona parashikohen të bëhen të pasigurueshme deri në vitin 2030, kryesisht për shkak të përmbytjeve. Sipas raportit ne injorojmë se sa të ndërlidhura janë këto fatkeqësi të mundshme që na rrezikojnë.

Studiuesja dhe bashkëautorja e raportit, Caitlin Eberle, thotë se duhet të fillojmë të ofrojmë zgjidhje të tilla si planifikimin e qyteteve që janë më në gjendje të zbusin ndikimin e nxehtësisë dhe me planifikime urbane që nuk dëmtojnë ekosistemin.

“Kjo do të thotë që të mos mendosh për njerëzit dhe natyrën si entitete të veçanta. Kjo do të thotë të krijojmë më shumë hapësira të gjelbra në qytetet tona, të lejojmë lumenjtë të rrjedhin më natyrshëm. Kjo do të ndihmonte disa prej gjërave që në raport konsiderohen si ‘pika kthese’”, thotë bashkëautorja e raportit, Caitlin Eberle.

Një nga shqetësimet kryesore është zvogëlimi i rezervave të ujrave nëntokësorë, të cilat po thahen më shpejt se sa mund të rimbushen. Uji nëntokësor, sipas OKB-së, mbështet 40% të bujqësisë në botë. Në raport thuhet se tharja e këtyre rezervave nëntokësore të ujit ka filluar të ndihet.

Si shembull, raporti përmend rezervat nënujore “High Plains” që shtrihen në disa shtete të SHBA-së prej nga sigurohen 35 miliardë dollarë nga bimë të tilla si gruri dhe soja. Sipas raportit, nga kjo rezervë ujore nëntokësore, sigurohen 35 miliardë dollarë nga bimë të tilla si gruri dhe soja. Por, deri në vitin 2100, 40% e këtyre rezervave ujore nuk do të arrijë të mbështesë bujqësinë.

Kjo, pretendon raporti, do të ndikojë në furnizimet ushqimore të shumë vendeve që mbështeten tek eksportet amerikane. Ky është gjithashtu një problem në rajonin veriperëndimor të Indisë, zonë kjo që plotëson shumicën e nevojave për bukë të vendit.

Raporti thotë se ky territor furnizon 85% të orizit të Indisë dhe 85% të grurit të saj, por 78% e rezervave ujore nëntokësore janë mbishfrytëzuar, gjë që do t’i lërë këto rezerva në nivele kritike deri në vitin 2025.

“Imagjinoni sikur këto rezerva të jenë një gotë e madhe uji. Ndërsa ne i shfrytëzojmë ato gjithnjë e më shumë, niveli i ujit në gotë shkon gjithnjë e më poshtë. Në një moment, niveli do ulet aq shumë, sa ne nuk do të kemi më qasje në të. Kjo është një nga ato pikat e kthesës së rrezikut që përmendet në raport. Këto rezerva po shterrojnë dhe ka një rrezik në rritje që të korrat të dështojnë, fermerët të humbasin mjetet e jetesës dhe njerëzit të mbeten të uritur”, thotë bashkëautorja e raportit të OKB-së

Raporti thotë se një tjetër burim uji është gjithashtu në rrezik. Akullnajat që ofrojnë ujë të freskët po tkurren shpejt.

Një rrezik më pak i dukshëm është ai që shumica prej nesh nuk mund ta shohin me sy. Ky rrezik janë mbeturinat hapësinore që kemi lënë përreth planetit që njerëzimit i ofron informacion jetik për planetin.

Raporti thotë se mijëra satelitë na ofrojnë informacion jetik që na mundëson të menaxhojmë botën tonë, si sistemet e paralajmërimit të hershëm, trafiku dhe menaxhimi i ajrit, si dhe komunikimet. Por, gjithnjë sipas raportit, vëllimi i madh i mbeturinave hapësinore do të thotë se ne po rrezikojmë të gjithë infrastrukturën tonë hapësinore.

Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se ka më shumë se 170 milionë objekte dhe secili prej tyre mund të çaktivizojë aeroplanët dhe potencialisht të shkaktojë një ndikim zinxhir që mund të shkatërrojë sistemet jetike satelitore.

Raporti thotë se ndotja e hapësirës është gjithashtu një pikë kthese. Dr. Zita Sebesvari është autorja kryesore e raportit dhe nën-drejtoresha e ‘Universitetit të Kombeve të Bashkuara’.

“Ne përdorim shumë satelitë për të vëzhguar tokën, ndryshimet në të, si dhe rezervat ujore, ose shkrirjen e akullnajave. Ky informacion është i nevojshëm për të menaxhuar më mirë burimet natyrore dhe për krijimin e një plani më të mirë për ruajtjen e biodiversitetit ose shpëtimin e habitateve”, thotë autorja kryesore e raportit të ‘Universitetit të Kombeve të Bashkuara’.

Zhdukja e specieve është gjithashtu e ndërlidhur sipas zonjës Sebesvari.

“Fjala është për zhdukje të përbashkëta të specieve. Bëhet fjalë për rrjete ekologjike, specie që kanë nevojë për njëra-tjetrën, specie që mbështeten te njëra-tjetra.”, thotë Sebesvari.

OKB-ja thotë se problemet e ndërlidhura kanë nevojë për zgjidhje me ndihmën e qeverive të ndryshme.

Raporti përfundon duke shtruar pyetjen nëse ne mund të ndryshojmë qëndrimet tona./VOA

Etiketa: burime natyroreokb


Ju sugjerojmë

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
Bota

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

2 Gusht, 2025 10:45 pm
Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
Bota

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

2 Gusht, 2025 10:35 pm
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
Para
Ishte në ndjekje të një personi, polici qëllohet me dy plumba në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plagoset një person

Plagosja në Tiranë, Policia: Autorët lëvizinin me motor, po punojmë për arrestimin e tyre

Netanyahu shmang përgjegjësinë për dështimin për të parandaluar sulmin e Hamasit

Netanyahu shmang përgjegjësinë për dështimin për të parandaluar sulmin e Hamasit
















TE FUNDIT

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
2 Gusht, 2025

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
2 Gusht, 2025

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje...

Lexo më shumë

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
2 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Automjeti është përplasur me një...

Lexo më shumë

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
2 Gusht, 2025

Rreth 500.000 sinti dhe romë u vrarë gjatë sundimit nazist. Në ditën përkujtimore europiane, ministri gjerman i shtetit për Kulturën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com