Kryesore

“Po rrisim fëmijë për emigracion”, Berisha: Shqipëria në një rrezik të madh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:08 - 28/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha ishte në një takim me mbështetësit e tij në Mirditë, ku foli edhe për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Sipas tij, mungesa e shpresës është një nga faktorët themelorë që po i shtyn shqiptarët drejt largimit nga vendi.

“Ai ngriti sistemin e patronazhistëve, sistemin e bandave, sistemin e blerjes së votës. Të gjitha këto vrasin shpresën. Nëse deri më sot kanë ikur mbi 744 mijë qytetarë, faktor më themelor është mungesa e shpresës se mund të ndryshohej pushteti, se Shqipëria mund të bëhet. Njerëzit që nuk e konsiderojnë të shenjtë votën e lirë. Nuk respektojnë lirinë e tjetrit. Ata bëhen ndër më të rrezikshmit. Ata bëhen terroristë. Ata bëhen çdo gjë. Ai është një kontigjent që vepron si kope. Ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë t’i delegosh ndërgjegjen tjetrit. Ajo është katastrofa më e madhe njerëzore”,-u shpreh kreu i PD.

Ndër të tjera Berisha tha se Shqipëria është në një rrezik të madh real, i cili është shpopullimi.

Të rinjtë këtë nuk e pranojnë. Të rinjtë kjo i dëshpëron. 80% e atyre që janë larguar janë nën moshën 35-vjeç. Ne rrisim fëmijë për emigracion. Shqipëria është në një rrezik të madh, real. Këtu jemi në një kompleks. Kjo është njëra anë, shpopullimi”,-tha Berisha./OIpinion.al

Pas