Një 43-vjeçar në Tiranë ka gjetur vdekjen ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas njoftimit të policisë 43-vjeçari me iniciale E.K dyshohet se po tentonte të riparonte pompën e ujit, e cila ishte në pronën e tij, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” shtetasi E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.