Një 56-vjeçar nga Rrësheni ka humbur jetën ditën e sotme gjatë një aksidenti në punë.
Mësohet se 56-vjeçari ishte duke punuar në banesën e shtetasit Gj.M., në fshatin Urakë në njësinë Administrative Rukaj.
Policia bën me dije se gjatë punës për shembjen e soletës viktima, me iniciale A.L, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.