Një 40-vjeçar ka humbur jetën në Pogradec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa punonte në një rrobaqepësi.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ndërkaq viktima është një mekanik me inicialet G.B.. 40-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës./Opinion.al