Kronikë

Po priste dru me motosharrë, pema e zë poshtë, humb jetën 50-vjeçari në Bulqizë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 18/03/22 |
Opi Nion

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur në kokë nga një pemë. Sipas uniformave blu, shtetasi Rr.T., 50 vjeç teksa ishte duke prerë dru me motosharrë, gjatë rrëzimit të pemës ai është goditur në pjesën e pasme të kokës dhe ka humbur jetën.

Më datë 17.03.2022, rreth orës  15.00, në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen  e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç,  banues në Bllacë, Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E.S.,  duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur  në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme”,-njofton policia./Opinion.al

Pas