Një adoleshente franceze është vënë nën hetim, pasi akuzohet se ka planifikuar një sulm xhihadist duke përdorur aplikacionin e mesazheve “Telegram”, raporton gazeta “Le Parisien.”
Zyrtarë të drejtësisë franceze konfirmojnë lajmin për vajzën që është e moshës 16-vjeç.
E dyshuara që nuk ka asnjë rekord kriminal ,është prangosur në shtëpinë e saj në periferi të Parisit të enjtes së kaluar, pas një bastisjeje.
Ajo akuzohet se ka bërë thirrje për sulme dhe se ishte administratore e një grupi në aplikacionin që konsiderohet gjerësisht si i pagjurmueshëm nga shërbimet e sigurisë,
Ata vunë se në grupin ishin përfshirë një duzinë anëtarësh, që po diskutonin në lidhje me propagandën e të ashtuquajturit Shteti Islamik, përfshi edhe thirrje për ndërmarrjen e sulmeve.