Një operacion antiterror në Bruksel, ka parandaluar një sulm të madh terrorist duke vënë në pranga 12 persona.
Të dyshuarit janë arrestuar të premten dhe të shtunën, pasi po planifikonin të kryenin sulme terroriste.
Përveç të arrestuarve, policia ka bastisur dhe kontrolluar 40 shtëpi në të gjithë Belgjikën, ndërsa 40 persona janë marrë në pyetje.
Ky operacion u konfirmua nga zyra e Prokurorit Federal.
Prokurorët po ashtu thanë se kanë arrestuar një shtetas belg lidhur me sulmet terroriste në Bruksel me 22 Mars, i njohur si Youssef EA./tvklan.al