Bota

“Po përpiqen të vjedhin zgjedhjet”, Twitter i fsheh postimin Donald Trump


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 04/11/20 |
Opi Nion

Rrjeti social “Twitter” ka fshehur një postim të Donald Trump pak minuta pas publikimit, përmes së cilit ai shprehej se rivali i tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, do të vjedhë zgjedhjet.

“Jemi shumë përpara, por po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi janë mbyllur qendrat e votimit”.-shkruante Trump.

“Twitter” e komentoi veprimin se postimi mund të ketë informacione të pa vërtetë.

“Një pjesë ose i gjithë teksti i ndarë është i kundërshtueshëm dhe mund të japë informacion të gabuar rreth zgjedhjeve”.

Ndërkohë, në Facebook, komenti i Donald Trump nuk u fsheh./ Opinion.al

Pas