Bota

Po përgatiste sulm kimik në Gjermani, arrestohet 32-vjeçari Iranian



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 08/01/23 |
Opi Nion

Një shtetas iranian 32-vjeçar u arrestua në Gjermaninë perëndimore me akuzën e përgatitjes së sulmeve terroriste islamike duke përdorur gjithashtu toksina vdekjeprurëse si cianuri dhe ricina, të gjetura në shtëpinë e tij.

Kjo është bërë e ditur nga policia dhe prokuroria e Duseldorfit.  Kërkimi dhe arrestimi u krye në qytetin Castrop-Rauxel, në Landin perëndimor të Rhineland të Veri-Westfalisë.

Sipas Bild, autoritetet gjermane ishin paralajmëruar nga shërbimet e huaja të inteligjencës për kërcënimin e një sulmi terrorist “islamik” me përdorimin e një “bombe kimike”./Opinion.al

Pas