Një djalë 15-vjeçar u arrestua në Gjermani nën akuzën se po planifikonte një sulm kundër shkollës së tij dhe disa xhamive.
Adoleshenti, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit të Bremenit, kishte njoftuar në Telegram se do të vriste disa myslimanë.
Me kërkesë të prokurorisë është kontrolluar shtëpia e prindërve të tij. I dyshuari u arrestua nga forcat speciale pas një tentative të shkurtër arratisjeje në një qendër fitnesi në veri të Bremerhaven.