Përgjigja e Anna Likës për mikeshën e saj Rudina Dembacaj në emisionin “Mos i fol shoferit” u kthye në një incident komik që u komentua gjatë në faqet rozë.
Në intervistën ku ishte i ftuar balerini Graciano Tagani, të dy i bënë një telefonatë aktores, e cila ktheu përgjigjen epike: “Hiç po rri, po ngrof p****n”. Për herë të parë, Anna Lika ka treguar se si ishte ai moment duke ruajtur notat e humorit. “Isha me nerva kur më mori në telefon prandaj ndodhi ajo që ndodhi.
Jam shumë e kulturuar kur flas në telefon”, tha ajo në Zonë e Lirë. Ana ka një natyrë sportive dhe pa komplekse, prandaj nuk është vënë në siklet dhe pjesën e publikoi në Instagramin e saj./zoneelire.al