Aktualitet

Po nëse humbet PD? Berisha: Përgjegjësia kryesore është e kryetarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 16/04/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur ditën e sotme përgjegjësia e Lulzim Bashës, rezultati që do të marrë Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur në A2CNN nëse kreu i PD duhet të dorërhiqet nëse i humbet zgjedhjet, Berisha tha: “Për të gjitha zhvillimet, përgjegjësia bazë dhe kryesore është e kryetarit. Por unë kësaj here të jem i sinqertë shoh kudo një tis fitoreje në rritje”.

Berisha shtoi ndër të tjera se Basha, tani, po mendon për kabinetin e tij të ardhshëm. “Po mendon për 100 ditët e qeverisjes së tij, në mënyrë që t’u tregojë zgjedhësve mirënjohje. Por jam i sigurt që premtimet që ka bërë do t’i mbajë. Është angazhuar se në 100 ditët e para do të hapë negociatat, një angazhim jashtëzakonisht i rëndësishëm, por në gjykimin tim krejtësisht i realizueshëm”./Opinion.al

Pas