Policia italiane ka kapur në mbrëmje 1650 kg drogë, në një kamion që kishte kaluar nëpërmjet portit të Durrësit. Sasia e drogës u kap në Bari, në një kamion me lëndë drusore dhe kishte si destinacion Lombardinë. Policia italiane ka arrestuar edhe dy shqiptarë, përkatësisht të moshave 53 dhe 26 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.