Protestues të Partisë Demokratike, ashtu sikundër kishin lajmëruar edhe më herët, janë mbledhur pak minuta më parë në Parkun e Liqenit, aty ku Bashkia e Tiranës po ndërton këndin e lojrave për fëmijë. Protestuesit kanë shkulur gardhin rrethues të kantierit dhe kanë vendosur aty një tendë, ku do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës, me qëllimin për të ndalur ndërtimin e këtij projekti, sipas tyre shkatërrues për parkun.