Sipas raportimeve më të fundit drejtuesi i mjetit i cili ka hyrë me shpejtësi në Pazarin e Milotit, ku mendohet se ka edhe viktima, është raportuar të jetë në gjendje të dehur. Policia ende nuk ka bërë të ditur numrin e të plagosurve apo viktimave të shkaktuara nga ky aksident, ndërsa njerëz të pranishëm në vendngjarje thonë se janë dy persona të vdekur dhe 6 të plagosur…