Cunami ka goditur Zelandën e Re menjëherë pas një tërmeti 7.8 ballësh.
Cunami ka arritur në gjirin veri-lindor dy orë pas tërmetit derisa zyrtarët kanë thënë se valët e para nuk janë më të mëdhatë që mund të priten pasi në orët e mëvonshme priten të tjera valë.
Banorët janë paralajmëruar që të evakuohen ndërsa është raportuar se shumë prej tyre tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.