Një Audi i verdhë po terrorizon prej mëse një jave rajonin e Venecias në Itali. Mediat raportojnë se në timonin e Audit janë shqiptarë të cilët grabisin biznese dhe shtëpi, ndërkohë që policia italiane po has në vështirësi për ti kapur grabitësit, edhe pse në dispozicion janë vendosur helikopterë për gjurmimin e tyre.