Forca të shumta policie vazhdojnë të jenë të përqëndruara pranë stadiumit Arena e Elbasanit, ku vetëm pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna armësh. Sipas informacioneve që vijnë nga vendngjarja, personat që kanë qëlluar mësohet të kenë qenë të veshur me uniforma policie, rasti i dytë në pak kohë që personat e përfshirë në ngjarje kriminale kamuflohen me uniforma policie, pas rastit të ndodhur në Durrës më datë 6 janar kur Gazmend Ëollaku u rrëmbye nga persona të veshur me uniforma policie, për tu gjetur i ekzekutuar në pranë Fushë-Krujës.