Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tropojë, ku dy persona janë gjetur të pajetë brenda një bunkeri, në afërsi të Qafës së Mejdanit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktimat janë një mashkull dhe një femër, ende të paidentifikuar.
Momentalisht nuk ka të dhëna të tjera rreth shkaqeve të vdekjes së çiftit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.