Protestues të shumtë janë mbledhur në mbrëmje në konsullatën e Arabisë Saudite në Mashad në Iran, duke i vënë asaj flakën. Shkak për protestat e dhunshme është lajmërimi nga shteti Saudit gjatë ditës së sotme për ekzekutimin e klerikut shiit Nimr al-Nimr. Vetëm pak orë më parë Irani tha se Arabia Saudite do ta paguajë shtrenjtë, veprimin e sotëm të ekzekutimit të klerikut.