Bota

“Po, mori fund”, shoferi tregon çfarë i tha bosi i Cosa Nostra pak çaste para arrestimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 20/01/23 |
Opi Nion

Mateo Mesina Denaro nuk kishte asnjë plan për t’i bërë rezistencë arrestimit të tij. Një tjetër detaj që e dëshmon këtë është një deklaratë e shoferit të tij Xhovani Lupino, i cili u rrëfeu hetuesve fjalët e para që i kishte thënë bosi i Cosa Nostrës kur mori vesh se e kishin rrethuar karabinierët në spital.

Mediat italiane shkruajnë se sapo vuri re praninë e forcave të shumta të sigurisë, Lupino kishte shkuar tek Mateo Mesina Denaro për t’ia treguar dhe ai iu përgjigj ”Po, mori fund”. Shoferi tha se vetëm kur u arrestua e kuptoi se kujt po i shërbente dhe se deri në atë moment, e njihte me identitetin e rremë që përdorte në dokumente, Andrea Bonafede.

Xhovani Lupino që po ashtu është edhe kultivues ullinjsh, u shfaq të hënën në momentet kur karabinierët po e shoqëronin pasi kishin ndaluar Mateo Mesina Denaron.

Hetuesit zbuluan një vend të tretë, që 60-vjeçari e ka përdorur gjatë këtyre 3 dekadave për t’u fshehur. Bëhet fjalë për një apartament po në qytezën juperëndimore siçiliane Kampobelo di Maxara ku ka rezidencën kryesore, në të cilin u zbulua edhe një poster të Marlon Brandonit në rolin e personazhit ikonë të mafies italiane Don Vito Korleone në filmin “Kumbari”.

Pas