Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama është pyetur edhe me angazhimin e tij në disa bashki të vendit, ku u shkarkuan drejtorë dhe punonjës.
I pyetur nëse po merr edhe kontrollin e pushtetit lokal, Rama tha se kryetarët e bashkive janë të PS dhe se ishte detyrë e tij për t’u treguar se nuk po bëjnë punën që janë votuar nga qytetarët.
Kryeministria nuk po u mjafton më sepse keni marrë pushtetin lokal në disa qytete të Shqipërisë…
Në pushtetin lokal e kemi në mos gaboj në 50 e ca bashki…
Po, por janë votuar kryetar bashkie atje, jo ju…
Janë kryetar bashkie të PS ata.
Pavarësisht…
Nuk ka pavarësisht, është varësisht. Nuk ka pavarësisht kur gjërat vijnë në pikën që drejtorët e bashkive dhe jo vetëm drejtorët e bashkive, por edhe drejtorët e qeverisë në bashki bëhen problemi kryesor për sytë e atyre që na kanë votuar…kur kryetari i bashkisë nuk e zgjidh atëherë ne, PS që i kemi dhënë atij kryetari besimin dhe unë patjetër që si një njeri që i kam borxh Vlorës dhe Durrësit që më kanë dhënë voton pasivisht dhe sa të jem në politik do të jem edhe deputeti i Vlorës dhe i Durrësit. Unë nuk shkarkoj, shkarkimet i bëjnë ata, por unë kam detyrimin që t’u them e dëgjoni çfarë thotë populli. Unë u them që këtyre njerëzve duhet të largohen, duhet t’u kërkohet dorëheqja. Dhe duhet të hapet gara, siç ndodhi në Vlorë, që të gjithë ata që duhet të kontribuojnë të bëjnë përpjekjen e tyre.