Një ngjarje kriminale është parandaluar në Tiranë, njofton policia. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë arrestuar në flagrancë 40 vjeçarin Edmond Ç. si dhe i kanë sekuestruar pistoletën që mbante pa leje.
“Ka qenë një telefonatë në numrin 112, ku shtetasi R. Ç., njoftoi se i vëllai i tij, shtetasi Edmond Ç., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, tip pistoletë model 54, me një krëhër dhe 5 fishekë”, thuhet në njoftim. I arrestuari akuzohet për dhunë në familje dhe armë pa leje.