Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po më vdes mamaja”, dentisti turk ‘masakron’ pacienten e zhduket

2022/12/23 at 9:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po më vdes mamaja”, dentisti turk ‘masakron’ pacienten e zhduket

Emisioni “Stop” në Tv Klan u drejtua në Durrës për problemin e qytetares Rozeta Kërrçi, e cila ka rënë pre e një dentisti turk mashtrues.

Pasi i ka bërë nofullën e poshtme me veshje, i ka gërryer dhe dhëmbët në nofullën e sipërme, turku është zhdukur. Por Musa Bozkurt i ka marrë 700 mijë Lekë paradhënie, duke e lënë pacienten me infeksion në gojë.

“Stop” pyeti bizneset përreth, sesi e njohin Musa Bozkurt, dentistin turk. Por qiradhënësi e ka përzënë, se nuk paguante qiranë. Mësojmë se Rozeta nuk është “viktima” e vetme e dentistit turk.

Gazetarja: Si jeni? T’ju pyes për diçka? Për dyqanin e parë këtu, do doja numrin e pronarit të ndërtesës?

Qytetarja 1: Për çfarë e do?

Qytetarja 1: Ta pyes për një, që ka patur me qira aty! Për një turk!

Qytetarja 1: Po ju ç’doni me atë turkun?

Qytetarja 1: Po ai ishte “ burrë i mirë”!

Qytetarja 1: Prandaj po them…, s’e di ai e mbylli me atë. E ka nxjerrë kshu me lecka përjashtë, kur i thonë. Nuk besoj ta dijë ai se ku është turku. U zinë, se nuk i paguante qiranë dhe iku ai pastaj. Ia nxorri vetë, i ka marrë te rruga ai ato.

Qytetarja 1: Doja ta pyesja, sa kohë kishte, që ishte me qira aty?

Qytetarja 1: S’ndejti ai shumë, as 2-3 muaj.

Qytetarja 2: Musai ka bërë shumë dallavere dhe me njerëz të tjerë, jo vetëm me këtë, me të gjithë ka bë ashtu ai. Të gjithëve iu ka marrë lekët përpara, paradhënie. Edhe komshia ime kështu u dogj, dhe asaj i ikën lekët.

Në lidhje me situatën e Rozetës, “Stop” takoi stomatologun, që po e trajton aktualisht, Gëzim Hamitaj. Ky i fundit shpjegon situatën e zonjës, duke thënë, se edhe puna e bërë nga turku ka probleme dhe duhet ripunuar.

Gëzim Hamitaj: Pacientja Rozeta ka ardhur në muajin Qershor tek neve. Nofulla e sipërme ishte goxha me infeksione duke iu referuar dhe grafisë që kishte aktualisht pacientja. Infeksionet ishin goxha të përhapura në nofullën e sipërme sepse dhëmbët i kishte hapur doktori në fjalë dhe nuk i kishte mbyllur, nuk i kishte trajtuar siç duhet. Duke marrë shkas nga kjo, neve na është dashur goxha kohë, 2-3 muaj të rehabilitonim, të normalizonim infeksionet, t’i mjekonim dhe pastaj të vendosnim dhëmbët se ishte e nevojshme të vendoste një urë porcelani në nofullën e sipërme.

Gazetarja: Ndërkohë pacientja shprehet edhe për punën që ka bërë në nofullën tjetër stomatologu tjetër ka probleme. Si e keni konstatuar ju pasi keni qenë gjithë këto muaj në vëzhgim të saj?

Gëzim Hamitaj: Duke thënë edhe më sipër, në bazë të grafisë flasim gjithmonë sepse nuk e dimë të shikojmë me sy të lirë, ne  nuk shikojmë se çfaë bëhet në rrënjën e dhëmbëve të pacientit në fjalë. U pa që nuk ishte bërë trajtimi i duhur i heqjes  së nervit dhe u desh ndërhyrje dhe aty, por unë kam marrë përsipër nofullën e sipërme sepse atë deshi dhe pacientja në fjalë që të bënte sepse mundësi financiare nuk kishte sepse kishte paguar lekët diku tjetër, tek doktori në fjalë, por besoj që do jetë shumë shpejt që të rikthehet sërish për nofullën e poshtme.

Për këtë skandal, emisioni iu drejtua Urdhrit të Stomatologut, ku na thanë, se Musa Bozkurt nuk ka licencë dhe as dosje pranë Urdhrit, për të ushtruar profesionin në vendin tonë./Tv Klan

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Atmosferë festive në Tiranë, Rama publikon foto krah familjes

Atmosferë festive në Tiranë, Rama publikon foto krah familjes

Zelensky në Uashington/Si u prit vizita e tij në Moskë,Kiev dhe në pjesën tjetër të botës

Zelensky në Uashington/Si u prit vizita e tij në Moskë,Kiev dhe në pjesën tjetër të botës

Vendi më i izoluar dhe banorët më të dhunshëm në botë

Vendi më i izoluar dhe banorët më të dhunshëm në botë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com